Merkatoja e verës sa vjen e po bëhet më internate, duke qenë se shumë skuadra kanë hyrë fuqishëm në këtë market transferimesh. Një ndër emrat më të lakuar të ditëve të fundit, është ai i Xherdan Shaqirit pasi poak ditë më parë, interes për të shfaqte Liverpuli.

Nga ana tjetër, Igli Tare kërkonte që shqiptarin ta ketë te Lacio, duke qenë se edhe vetë futbollisti ka një klauzolë lirimi që kap vlerën e 15 milionë eurove. Mesa duket, dëshira e Tares për të pasur në ekip një tjetër shqiptar, duhet të mbyllet këtu.

“Daily Mail” raporton se është arritur akordi mes futbollistit dhe Liverpulit, me “The Reds” që do të paguajnë klauzolën te Stouk Siti dhe gjatë këtyre ditëve, Shaqiri do t kryejë edhe vizitat mjekësore te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop.

Transferimi i Shaqirit te Liverpuli, është nj rikthim i tij në klube elitare, duke qenë se më herët, ai ka luajtur për ekipe si Bajern Mynih, Inter e së fundmi Stouk Siti.