Një spektakël fantastik i shoqëruar me surpriza do të startojë në përurimin e Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës e organizuar nga Bashkia e Tiranës për qytetarët artdashës.Mbrëmja e sotme do të startojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.
Mbrëmja artistike do të vijojë gjithashtu edhe në ritmet e muzikës së këngëtarëve e artistëve shqiptarë. Nuk do të mungojë as interpretimi i Orkestrës së RTSH, nën dirigjimin e Noorman Widjaja,Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i TKOB, si dhe balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.
Tashmë kryeqyteti ka një skenë, e cila do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e artistike për qytetarët e shumtë.