“Dritat e shpresës”. Kështu i ka quajtur blicat e telefonave celular, gjatë protestave të opozites kreu demokrat Lulzim Basha.

Në errësiren e orëve të pasdites, proteste pas proteste Basha i ka bërë thirrje të gjithe te pranishmëve në shesh të ndezin dritat në formën e një risie, duke e veçuar këtë të fundit si një nga gjërat (për mos të thënë e vetmja) më të bukura të protestës.

E pikërisht, atëherë kur kjo ide dukej kaq origjinale dhe unike, “CNN” nxjerr padashur “zbuluar” opozitën shqiptare teksa poston një foto krejt të ngjashme por nga Hong Kongu.

AlpeNews.al zbulon se protesta në këtë formë në Hong Kong janë zhvilluar tanimë prej vitesh (në 2014) e së fundmi prej muajsh. Mesa duket, edhe këtë herë opozita ra “brenda” me këmbët e veta.

Ndryshimin, shiheni vetë.

Hong Kong