Opozita në betejën e saj kundër Edi Ramës, ka përfshirë dhe vetë presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Sipas Ylli Manjanit, ai është blerë me një milionë euro nga Edi Rama, në mënyrë që ta presë këtë të fundit në takim.
“1 milionë euro nga taksat për një takim me Macron!
Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!
Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…
Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…
Pas tenderit, bëhet takimi…
Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?
Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…”, shkruan Manjani.
Hajde dhe merri seriozisht këta!(TemA)