Disa orë para fillimit të protestës së opozitës sonte në 18:00 para Kryeministrisë ka nisur një shi i lehtë.
Report Tv mësoi se të rinjtë e FRPD-së kanë marrë masat dhe do të shpërndajnë çadra për militantët nëse reshjet do të vijojnë. Gjatë protestës do të ketë fjalime nga simpatizantët dhe liderët e partive, pasi podiumi dhe fonia janë përgatitur, ndërsa janë vendosur bokset.
Bulevardi është bllokuar, të gjithë skenarët janë të mundshëm nga opozita duke mos përjashtuar edhe një ‘Çadër’ ai ajo e para dy viteve që u ngrit para Kryeministrisë.