Ati i Shenjtë apelon sërish kundër abortit. “Ka një qasje kontradiktore, e cila ndërprerjen e jetës njerëzore në barkun e nënës, në emër të mbrojtjes së të drejtave të tjera.

Po si mund të jetë terapeutik, civil ose thjesht human një akt që ndërpret një jetë të pafajshme në lulëzimin e saj?”, u shpreh Papa Françesku.

Kisha ka qenë tradicionalisht kundër abortit, një qëndrim që Ati i Shenjtë e ripërsëriti me forcë në dëgjesën e përgjithshme.

“A është e drejtë t’i hiqet e drejta e jetës dikujt për të zgjidhur një problem? Është njësoj si të pajtosh një vrasës me pagesë”, është shprehur ai.