Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në ditët në vijim do të kemi një paqëndrueshmëri të lehtë të kushteve atmosferike.

Në këtë mënyrë masat ajrore me origjinë veriore që do të depërtojnë sot mbi territorin tonë, do të sjellin mot me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore, do të dominojnë kthjellimet (pa përjashtuar vranësirat kalimtare) ndërsa në relievet malore në Verilindje dhe Juglindje moti do të jetë kryesisht i vranët me alternime kthjellimesh. Era për sot pritet të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi deri në 10 m/s.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore temperaturat pritet të kenë rënie në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Më konkretisht:

Në zonat malore -6° deri 4°C

Në zonat e ulëta -4° deri 11°C

Në zonat bregdetare 1° deri 13°C