Partizani bëri paraqitje të mirë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës. Në transfertën me Sherif Tiraspol, të kuqtë kaluan të parët në epërsi, falë golit të Asanit, por u ndëshkuan në mënyrë të dyshimtë në pjesën e dytë (kontestimet janë për pozicion jashtë loje), kur vendësit barazuan 1-1. Duke llogaritur edhe rezultatin e ndeshjes së parë në “Selman Stermasi” (0-1), kampionët e Shqipërisë u eliminuan. Më tej përparuan moldavët.
Zv.kryeministri i vendit, Erjon Braçe, i njohur si “ultras” i të kuqve, nuk mund të rrinte pa komentuar atë që ndodhi. Përmes rrjeteve sociale, numri dy i ekzekutivit shqiptar bëri këtë reagim:
“PARTIZANI IM,
NJE BRAVO TE MADHE QE U RIKTHEVE TE LUFTOSH SOT!
Por sic edhe e pe, nuk mjaftoi! Peshoi shume ndeshja e pare, ndeshja ne te cilen refuzove te luaje futboll ne thuajse 80 minuta.
Ndaj, PARTIZANI im duhet te rritesh, duhet te maturohesh, te piqesh, te lesh inatet e qefmbetjet, llastimet, here si trajner e here si senator!
Troc: rritu e behu burre, sillu si i tille ne fushe!
Vlereso cdo minute, mos neglizho asnjeren;
Vlereso cdo top, mos neglizho asnjerin, mos e merr te mireqene golin pa hyre topi ne rrjete;Nje ne Baku e nje sot na dogjen dy mundesi!Mos e terhiq kemben, mos lesho asnje cm ne toke e asnje cm ne ajer;
Dy te tille ne Tirane, nje jave me pare e sot, na dogjen mundesine e arte!
Mbi te gjitha, beso ne ate qe je, ne ate qe ke potencialin te besh. Boll u trembe e stervleresove ekipe, qe nuk ishin mbi ty!Beso tek forca e fuqia e tradites, tek fuqia e cilesia e te sotmes!Beso tek FAMILJA! A i pe sot ata djemte e kuq, ardhur nga Tirana, me nje udhetim sakrifice aty?Ai eshte besimi qe te duhet! Ajo eshte forca qe duhet te kesh!”