Pasi një grusht pedagogësh me lidhje të forta nepotike, si bab e bijë apo burrë dhe grua, por edhe pedagoge të tjerë të ngjyrimeve politike opozitare kanë bojkotuar mësimin në Fakultetin e Shkencave Sociale ka ardhur edhe reagimi i studentëve.
Ata janë shprehur masivishtë pro zhvillimit të mësimit dhe se bojkoti i mësimit po mbahet nga një grup pedagogësh për qëllime politike. Studentët janë shprehur njëzëri se se janë pro rifillimit të mësimit.
Rreth 400 studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale kërkojnë rifillimin e mësimit.
Kështu u shpreh sot dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke theksuar se në adresë të tij ka shumë kërkesa nga ana e studentëve, për të zhvilluar dhe vijuar normalisht me orët e seminareve dhe leksioneve.
Dekani tha për ATSH që vetëm ditën e sotme 100 studentë i kanë kërkuar që të nisë mësimi edhe në këtë fakultet.
“Rreth 10 ditë përpara ka filluar edhe kërkesa e studentëve për të zhvilluar mësim. Disa tentativa janë bërë për të zhvilluar rregullisht orët e mësimit, por nuk kanë qenë të suksesshme, sepse një grup pedagogësh kanë vendosur që të bojkotojnë procesin mësimor. Ka shumë kërkesa nga studentët të cilët dëshirojnë që të zhvillojnë të drejtën e tyre për të bërë mësim. Vetëm sot më kanë ardhur mbi 100 studentë të cilët kërkojnë që të garantohet e drejta e tyre për të zhvilluar mësim”, – u shpreh dekani Rapti për ATSH.
Edhe pse kanë mbetur shumë javë mbrapa për shkak të protestës dhe bojkotit, dekani i Shkencave Sociale garantoi se me rirregullimin që dekanati ka bërë, studentët nuk do ta humbasin vitin akademik.
“Studentët kanë ngelur 6 javë mbrapa me programin mësimor, por me rirregullimet që ne kemi bërë në strukturën mësimore, ne i garantojmë studentët tanë që viti shkollor nuk do të humbasë”, – theksoi Rapti për ATSH.
400 studentë të Shkencave Sociale kërkojnë rifillimin e mësimit
400 studentë të Shkencave Sociale kërkojnë rifillimin e mësimitDekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) theksoi se në adresë të tij ka shumë kërkesa nga ana e studentëve, për të zhvilluar dhe vijuar normalisht me orët e seminareve dhe leksioneve.http://ata.gov.al/2019/02/04/400-studente-te-shkencave-sociale-kerkojne-rifillimin-e-mesimit/
Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Montag, 4. Februar 2019