Nga Bedri Islami/

Shumë shpejt, për të gjithë, edhe për më metingashët, do të jetë tejet e qartë se e gjithë video audio, e paraqitur si një sensacion pollitik e mafioz, mes një bashkëpunëtori X dhe vëllait të ministrit të brendshëm, Xhafa, nuk është asgjë tjetër veçse një krijesë e shërbimit të fshehtë të pëdëist, por jo vetëm e atyre.

Fillimisht, fshehtësinë dhe pavertësinë e këtij përgjimi e pohoi njeriu që qëndron pas së keqes së përhershme shqiptare, Berisha, i cili deklaroi se ” është punuar shumë për realizimin e kësaj video dhe se nuk e tregojnë se kush është bashkëpunëtori X,pasi kemi frikë se e vrasin”.

Fshehja e një bashkëpunëtori nuk mund të jetë e gjatë. Nëse Agron Xhafa ka biseduar me të, ai e di se cili është, pra e gjitha bie poshtë.

Bashkëpunëtori X nuk ka ardhur nga Italia, ndoshta as nuk ka qenë i dënuar për drogë, e ka mundësi se nuk ka qenë asnjë ditë i burgosur.

Dhe, më në fund, as nuk ka patur bisedë për drogën.

Fshehja e një dëshmitari ngarkon me përgjegjësi penale ata që e fshehinm, pasi, dëshmitari, di edhe për kanalet e tjera dhe duhet të dëshmojë ose të dënohet për fshehje të krimit.

Por, e gjithë kjo sajesë do të shembet shumë shpejt.

Dihet përse opozita i hedh këto gurë tani dhe përse i shpërndan në të gjitha adresat e njohura të strukturave parlamentare, qeveritare dhe institucionale të Evropës, pikërtisht në pragun e një Momenti Historik. Kjo nuk ka nevojë për koment dhe as për të qenë i mënçur.

Në Drenicë thonë, ” mos e pvet, se tregon vetë”. Edhe këto e tregojnë vetë, në të gjitha bisedat, takimet, informacionet që dërgojnë dhe atë që po përgatitin të bëjnë.

Por, a është e gjithë kjo nj sskenar tipik shqupas, apo, si mos o Zot, ka edhe një pasvijë të ardhur nga jashtë Shqipërisë, për të nxirë një shtet që konsiderohet amë për të gjithë bashkëkombasit, për ti hapur rrugë një fqinji verior, pikërisht tani kur këtij fqinji i janë vënë zingjirë të rëndë dhe të domosdoshëm për njohjen e Kosovës?

Jo vetëm një burim i besueshëm, por më shumë se sa kaq mund të dëshmojnë për ndërlidhjet mes njohjeve të vjetra të Berishës dhe të Bashës, pikërisht këto ditë.

Çfarë është biseduar mes të deleguarve të Bashës dhe këtyre njohjeve, të cilët, për nga rëndësia dhe nga mendja, e tejkalojnë kapacitetin e Fazlliqit, mikun e shtëpisë së Berishës dhe njeriun e afërt të Bashës.

Koha është dëshmuese e shumë gjërave.

Ajo do të dëshmojë dy gjëra, së parti, se video nuk është autentike, por edhe se ideja e krijimit të saj , po ashtu , nuk është identike.