Bashkimi Europian kërkoi sot krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe proeuropiane në Itali, pas vetos së vendosur nga presidenti italian, Sergio Mattarella për një qeveri populiste qartësisht euroskeptike.

“Ne shpresojmë se do të arrihet shumë shpejt në një qeveri të qendrueshme dhe proeuropiane në Itali”, deklaroi sekretari gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Ne, në Gjermani duhet të abstenojmë të japim këshilla përsa i përket formimit të qeverive, sepse na janë dashur vetë gjashtë muaj për të formuar një qeveri”, theksoi ai.

“Duhet të mbështesim krijimin e një qeverie të qendrueshme”, theksoi kreu i diplomacisë belge, Didier Reynders.

“Gjithmonë ka pasur qeveri ekspertësh në Itali”, nënvizoi homologu austriak, Karin Kneiss.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë për të formuar një qeveri të re në Itali”, theksoi kreu i diplomacisë finlandeze, Timo Soini.