Kryeministri Rama ka reaguar pas videos së publikuar nga Sali Berisha, ku disa militantë mbyllnin me zinxhirë dyert e fakultetit.

Me anë të një postimi në twitter, Rama shkruan se kjo mbyllje dyersh me dhunë është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët


Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët