Kroacia arriti një fitore të madhe ndaj Argjentinës, pasi fitoi në shifrat 3-0 në një takim të cilin e dominoi në pjesën më të madhe të kohës.
Padyshim që një pjesë e këtij suksesi i përket edhe trajnerit Daliç, që triumfoi ndaj Sampaolit edhe pse ky i fundit ishte i dënuar për të fituar me yjet e Argjentinës. Në një intervistë për mediat kroate, trajneri i Kroacisë ka shprehur pakënaqësinë se Sampaoli nuk e ka uruar në përfundimin e takimit për fitoren e arritur.
“Nuk kemi bërë ende asgjë, fitorja ndaj Argjentinës ishte vetëm një arritje e vogël. E prisnim diçka të ngjashme, por jo në këtë mënyrë. Ekipi ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm 1 të tillë, kjo tregon formën e mirë që ne po kalojmë në 5 ndeshjet e fundit.
Sampaoli nuk më tha asnjë fjalë në fundin e ndeshjes. Më vjen keq që u largua ashtu nga takimi dhe nuk më uroi për atë fitore. Unë nuk e kam bërë kur këtë gjë gjatë karrierës time si trajner”, ka thënë Daliç.