Kryeministri Edi Rama ka komentuar sjelljen e opozitës në Kuvend dhe deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha se negociatat nuk do të hapen.
Ai ka folur për projektrezolutën që do të miratohet në Kuvend duke e konsideruar mungesën e opozitës të turpshme.
Shefi i qeverisë gjykon se ky gjest i jep mundësi atyre që janë kritikë për të thënë se nuk jemi unanim në kërkesën tonë për të marrë negociatat
Ndër të tjera Rama thotë:
“Kemi qenë në Kuvend, por erdhëm në Kuvend dhe votuam më unanimitet rezolutën e propozuar nga PD, kur ka qenë në pushtet.
Kur Shqipëria po hynte në NATO ndodhi katastrofa e Gërdecit, në atë kohë ne u kritikuam pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik, në një mjet politikë për të cenuar një proces që ishte drejt finalizimit.
Edhe sot kur jemi në metrat e fundit të një rrugë shumë të gjatë, kur Kuvendi ka detyrën që të votojë një rezolutë, opozita ikën na salla.
Ishte një mundësi e mirë që thoshin, se Kuvendi i Shqipërisë është në unanimitet pro hapjes se negociatave. Por kjo kthehet një problem, pasi pa votat e opozitës shikohet sikur është e njëanshme.
Kjo rezolutë mund të jetë një arsye më shumë, për të thënë atyre që votojnë se ne nuk jemi unanim në çeljen e negociatave.
Opozita nuk po lë gurë pa lëvizur që të shkatërroj këtë protestë.
***
Akt i pashembullt pabesie historike ndaj këtij vendi dhe populli, nuk ka një të dytë, individë aktesh të tilla ka pasur plot, por një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PD që lindi me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, por si të ishte forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës kjo është e pabesueshme dhe pyetja është shumë e thjeshtë, çfarë arsyesh kanë këta që sillen kështu, të jetë vallë ambicia e verbër për tu rikthyer në pushtet, nuk mjafton është shumë e vështirë të thuash që po kjo është e s’ka tjetër”, u shpreh Rama. (TemA)