Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se shumë shpejt do të shkohet në zgjedhje. Sipas Palokës, Shqipëria do të shkojë së afërmi në zgjedhje bashkë me Edi Ramën.
Ai shtoi se PD vijon ndërkaq protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky pushtet është një regjim që duhet të ikë.
“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera.
Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Do shkojmë në zgjedhje bashkë me Ramën.
13 tetori ishte një datë perfekte edhe për vetë Ramën, që do të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi.
I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, – tha Paloka i ftuar në studion e “News 24”.