Pasi Rama ftoi ne dialog studentet ndersa disa elemente te opozites thane JO, indicjet formësuan dyshimet që protesta po instrumentalizohet politkisht.

Krejt papritur, tani shfaqen në skenë disa protestues të tjerë, në Lezhë, Shkodër e Kavajë të cilët protestojnë për çmimin e naftës. Jane shume pak njerez, qe sipas Rames jane elemente te bashkive qe drejtohet nga PD, qe po tentojne te ngrene fryme proteste.

Për këto pretesta ka reagur edhe kryeministri Rama i cili shkruan:

Interesant?Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës?Jo politikë?