Me ftesë të Presidentit të Republikës, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Lajmi bëhet me dije nga zyra për shtyp e presidencës, ndësa bëhet me dije se Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.

Pas takimit është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të mbajë një fjalim në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe, që po mbahet në kryeqytet.