Përdoruesit e telefonave Android iu rekomandohet që të fshijnë 15 aplikacione ose të rrezikojnë të dhënat private. Pesëmbëdhjetë programet në fjalë janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuer me qëllim të dëmshëm, thanë ekspertët e sigurisë në Sophos, transmeton lajmi.net.

Disa nga aplikacionet funksionojnë duke u fshehur nga përdoruesit e telefonit, duke u maskuar si mjete të sistemit, njoftoi Birmingham Mail. Shumica veprojnë si irritues, duke bllokuar shpesh ekranin e telefonit me reklama të vazhdueshme.

Ndërsa të gjitha 15 janë hequr nga qendra e shkarkimit të Google, ato janë ende të instaluara në më shumë se 1.3 milionë pajisje. Kjo është lista e plotë e aplikacioneve: Flash On Calls & Messages, Read QR Code, Imagine Magic, Generate Elves, Savexpense, QR Artifact, Find Your Phone : Whistle, Scavenger – – – speed guard, Auto Cut Out Pro, Background Cut Out, Photo Background, ImageProcessing, Background Cut Out New, Auto Cut Out.