
Vijon të përshkallëzohet përplasja Turqi-SHBA.
Mësohet se stacioni televiziv shtetëror i Turqisë, TRT, nuk do të shfaqë më filma amerikanë me kauboj.
”Filmat me kauboj do të zëvendësohen nga produksione vendase të mbështetura nga Ministria e Kulturës”, raportojnë mediat turke.
Ky vendim i marrë nga bordi drejtues ka lidhje me krizën aktuale midis dy vendeve.
Nga njëra anë SHBA ka kërkuar lirimin e qytetarëve që mbahen të burgosur në Turqi, përfshirë pastorin ungjillor Andrew Brunson, nga ana tjetër Turqia kërkon ekstradimin e Fehtulla Gulen të cilin e cilëson si organizatorin e grushtit të shtetit korrikun e vitit 2016.