Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili shprehet se OSBE ka luajtur “komendi të zezë”.

“OSBE me fat te madh!!

Ne kohen e Partise Punes, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as koken ne Shqiperi.

Sot ne kohen e Bablokut dhe te rilindjes,OSBE-se ju dha mundesia qe ne 30 qershor te shohe zgjedhjet e Partise Punes.

Dhe jo vetem ti shohe por edhe ti çertifikoje, bile edhe me fitore me thelle se 99%, por me 101%.

Te vafte mbare dhe ta mbash gezuar komedine e zeze OSBE!!”, nënvizon Vasili. (TemA)