Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili edhe pas situatës pas tërmetit në vend nuk i ka anashkaluar dot “inatet politike” po ka dalë në deklaratë për mediat dhe ka “sulmuar” qeverinë. Në emër të opozitës, Vasili akuzon qeverinë se po bën show në televizion dhe nuk po u gjendet pranë qytetarëve për të kaluar gjendjen e vështirë pas tërmetit, ndryshe ngase është pasqyruar në të gjitha mediat ku qeverua “u ngrit në këmbë” për përballimin dhe kalimin e situates.

“Përballimi i situatës, përgjegjësi e qeverisë. Qeveria 4 orë para TV, qytetarët nuk kanë nevojë për show. Qytetarët kanë nevojë për punë në terren.

Të gjithë zyrtarët duhet të ishin në terren. Qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës civile. Kryeministri të thotë sa para janë në dispozicion të situatën. Evidentimi i dëmeve, qeveria është shumë vonë. Qytetarët kanë nevojë për informacion periodik çdo 30 minuta. Zëdhënia duhet të ketë një përgjegjësi zyrtare. Qeveria të lërë fjalët por të shkojë në terren të evidentojë dëmet” tha Vasili.