Kryebashkiku i qytetit hungarez Gyor Zsolt Borkai është përfshirë në një ska ndal se ksual, i cili përhapur në rrugët virale në rrjetet sociale.

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik hungarez shfaqet në një or gji me 3 pros tituta dhe biznesmenin Zoltan Rakosfalvy në një jaht në ujërat e Kroacisë. Në video shihet si kryebashkiaku hungarez kryen marrë dhënie se ksuale me njërën nga pros titutat. Mësohet miku i tij Zoltan ka përfituar favore nga kryabshkiaku Borkai, duke blerë një tokë bujqësore me çmim të ulët nëpërmjet një kompanie ‘’offshore’’ dhe më pas e ka shitur me një çmim shumëfish të shtrenjtë.

Videoja kompromentuese u publikua nga një person me emrin e koduar “Avokati i Djallit’’, i cili pretendon se ka punuar si avokat i disa politikanëve të partisë në pushtet ‘’Fidesz’’.

Kryebashkiaku hungarez Borkai kërkoi falje publike në një televizion lokal, por pretendoi se disa prej filmimeve janë të manipuluara. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Partia që mbështet Borkain në zgjedhjet lokale deklaron se nuk mund të shprehet për çështjet private.