Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” po vijon të faktohet si një mekanizëm efikas në zgjidhjen e problemeve të njerëzve, ndërkohë që është rritur edhe besimi i qytetarëve te kjo platformë.
Në nivel qendror numri total i ankesave të zgjidhura është 30 616 nga 45 728 që është numri total i ankesave të regjistruara.
Në nivel vendor numri total i ankesave të zgjidhura është 3851 nga 8237 që është numri total i ankesave të regjistruara.
Gjatë kësaj jave rezultojnë 6 raste të spikatura suksesi konkretisht: 1 rast në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës; 1 rast i Ministrisë së Brendshme; 1 rast i bashkisë Kurbin; 2 raste të ministrisë së Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në total numri i LOG IN në faqe është 116 640, ndërsa numri i regjistrimeve të reja 19602.