Nga Elda Shabani
“ … veshja e zotit Jupiter ishte fort e bukur dhe ndihmoi mjaft për të qetësuar turmën, duke i tërhequr asaj vëmendjen. Ai kishte veshur një koracë të mbuluar përsipër me kadife të zeze, plot me pika ari, dhe ne kokë kishte një helmetë me kopsa prej argjendi të praruar….”
Katedralja e Parisit
Viktor Hygo
Portreti I një Gentlman-i
Njeriu që në gjenezë është një qënie estetike dhe kete e shpreh edhe veshja e parë e qytetërimeve të lashta, Tunica apo Kitoni i Greqisë së lashtë sikurse Toga romake. Për nga vet natyra njerëzore, meshkujt dhe femrat së bashku kanë vlerësuar veshjen jo vetëm për nga domosdoshmëria, funksioni por edhe si dekor për zbukurimin e fizikut. Dhe nëse udhëtojmë në kohë, nga epoka e antikitetit, e mesjetës, vemë re se veshja si një gjuhë komunikon një numër funksionesh, duke shprehur qëndrime brënda komunitetit lidhur me idealet sociale, estetike, morale duke përcaktuar identitetin, kulturën, por edhe një kod. Kështu Romakët ishin të parët që vendosën kodet e veshjes ku diktuan mënyrën se si njerëzit duhet të vishen.
Qytetarët më të pasur e stolisnin veten me pëlhura të bukura dhe cilësore, bizhuteri që kërkonin aftësi të mëdha krijuese, ndërsa shtresa e varfër; të veshur me rroba jo cilësore, prej liri dhe pa zbukurime dhe me ngjyra te zbehta. Sigurisht Rilindja solli një koncept tërësisht të ri në elegancën dhe bukurinë e portretit mashkullor në oborrin mbretëror. Gjatë kësaj periudhe u përdor për herë të parë fjala sprezzatura nga këshilltari dhe fisniku i oborrit mbretëror, Baldasare Castiglione i cili ne librin e tij “ The Courtier” flet për mënyrën se si duhet të sillet një fisnik apo çdo person i cili do të ketë sukses. Një nga cilesitë më kryesore është të zhvillojë ndjenjën e hijeshisë, modestisë nëpërmjet veshjes dhe sjelljes në mënyrë të natyrshme.
Gentlee, në shekulin 17- të përpara Revolucionit francez, kishte kuptimin e një fisniku jo prej gjaku, por për nga sjellja, bujaria, dhe kultura në stilin e të veshurit, duke fituar pëlqimin e mbretit. Pas Revolucionit kjo fjalë u zhduk duke u zëvendësuar me gentleman. Ndërsa fjalori e përshkruan këtë fjalë si një person me një elegancë të cakuar, i përkushtuar si dhe me shije në veshje, në botën e marketingut, gentleman sot është keqpërdorur duke i humbur kuptimin e tij fillestar. Gentleman, dhe Sprezzatura nuk është një gjë. Të dyja janë një filozofi, është arti i shfaqjes të së bukurës shpirtërore dhe asaj fizike të çdo njëri prej nesh në mënyrë të natyrshme dhe të sinqertë.
Arti dhe vecanërisht piktura gjithmonë ka arritur shprehjen më të lartë të realitetit duke na ofruar skena dhe portrete nga jeta e përditshme në periudha të ndryshme kohore. Kështu le të hedhim një vështrim në kohë për të kuptuar thelbin e portretit të një gentleman nëpërmjet disave veprave më të bukura dhe më të njohura.
