Premier League pritet ta testojë VAR-in, me shpresën se mund të funksionojë dhe mund të implementohet përherë.
VAR-i pritet të testohet në Premier League me fillim nga ora 16:00 më 15 shtator.
Sezonin e kaluar, klubet e Premier Leagues votuan kundër funksionimit të VAR-it këtë sezon. Megjithatë, ky sistem u testua në disa ndeshje të FA Cup dhe Carabao Cup sezonin e kaluar.
Klubet në kampionatet tjera votuan duke e pranuar këtë teknologji, e cila u përdorë edhe në Kampionatin Botëror në Rusi.
Tani, zyrtarët e Premier Leagues duan që ta dëshmojnë se ky sistem është i përshtatshëm për elitën e futbollit anglez për sezonin e ardhshëm.
Kështu, testimi i VAR-it në Angli do të ndodhë në ”Stockley Park”, afër Heathrow, ku do të shihet funksionimi i kësaj teknologjie nga afër.
Gjyqtarët e ndeshjes nuk do të kenë lidhje direkte me zyrtarët e VAR-it për këtë testim.