Parametrat e rendit dhe sigurisë publike kanë shënuar rritje gjatë muajt prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i vrasjeve ka pësuar rënie me 25% krahasuar me muajin prill të vitit 2017, që ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve në gati 3 dekadat e fundit. Të gjitha ngjarjet janë zbuluar nga Policia dhe autorët janë vënë në pranga dhe asnjë nuk është në kërkim.
Gjithashtu ulje të ndjeshme kanë pësuar edhe vjedhjet me dhunë, me 50% më pak.
Për t’u shënuar mbetet rënia e numrit të grabitjeve të kompanive, e cila ka një ulje prej 25% e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Krahasuar me një vit më parë, është ulur me gati 14% numri i grabitjeve të banesave. Me 25% kanë rënë tentativat e vjedhjes, por shqetësim mbetet numri i vjedhjes së mjeteve, megjithëse krahasuar me 2017 vjedhjet janë ulur falë masave dhe goditjes së disa grupeve kriminale, me 5%.
Numri i aksidenteve në Shqipëri mbetet një problem, por në Prill 2018, sipas statistikave të publikuara nga Policia e Shtetit, krahasuar me një vit më parë, ka rënë me 36%, çka do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Policia Rrugore ka shtuar masat dhe ndëshkimet, kryesisht për përdorimit e alkoolit dhe shpejtësisë së lartë. Mbi 1900 Leje drejtimi janë tërhequr, nga këto 238 për pije alkolike, 1430 për shpejtësi dhe 251 Leje të tërhequra për shkelje të tjera.
Në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë, përgjatë Prillit 2018 janë proceduar 67 persona, ndër to, 19 janë hetime pro-aktive të nisura nga Policia e Shtetit.
Ndërsa numri i shtetasve të ndje