Tipike e skuadrave ballkanase, me probleme edhe në ditë të mira. Kroacia mundi 2-0 Nigerinë dy ditë më parë dhe kryeson grupin, por ka shpërthyer tashmë çështja “Kaliniç”.

Sulmuesi i Milanit është përjashtuar nga trajneri Zllatko Daliç.

Arsyeja kë të bëjë me refuzimin e lojtarit në fjalë për të luajtur si zëvendësues ndaj Nigerisë.

Shtypi kroat bën me dije se mëngjesin e sotëm trajneri Daliç ka marrë vendimin ekstrem për ta larguar sulmuesin Kaliniç.

Vendimi pritet të zyrtarizohet nga Federata Kroate e Futbollit.