Pas Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Mattheë Palmer ka ardhur edhe reagimi i një tjetër përfaqësie ndërkombëtare mbi protestën që mbahet sot nga opozita.
Delegacioni i BE në vendin tonë për të disatën herë paraljmëron organizatorët e protestës (PD-LSI) që të mos ketë dhunë, sikurse ka ndodhur në protestat e mëparshme.
Në komunikimin e BE thuhet ndër të tjera se protesta është një e drejtë të cilën mund ta ushtrojë çdo subjekt politik, organizatë, etj, por ajo duhet të jetë paqësore e të mos degjenerojë në dhunë ndaj Policisë dhe institucioneve.
“Hedhja e lëndëve plasëse është e patolerueshme.Organizatorët do mbajnë përgjegjësi”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e BE.
Deklarata e plotë:
Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.
Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.(Lexo.al)