Sezoni i 8 i filmit me seri “Game of Thrones” po bën namin në Netflix. Është kthyer në filmin më të parë dhe pëlqyer të këtij vitit. Sezoni i tetë dhe i fundit i serisë televizive “The Game of Thrones”, prodhuar nga HBO, u shfaq më 14 prill 2019 dhe është planifikuar të përfundojë më 19 maj 2019. Ndryshe nga gjashtë sezonet e para, që përbëheshin nga dhjetë episode secili, dhe sezoni i shtatë, nga shtatë episode, sezoni i tetë ka vetëm gjashtë episode. Sezoni i fundit i serialit është shkruar nga një skuadër prej katër personave. DB Ëeiss, David Benioff, Dave Hill and Brian Cogman. Edhe pse George RR Martin ka qenë shkrues i ftuar i skenarit (ndërsa ka qenë autori i vetëm i librave, para se ai të krijohej si shfaqje televizive), ai ka marr pjesë në shkrimin e sezonit të tetë.

E gjithë bota po çmendet pas këtij filmi, fut këtu edhe shqiptarët. Për ty që ende nuk e ke parë, dritare.net ju sjellë disa arsye pse nuk duhet ta humbisni. Loja e froneve nuk ka të bëjë me kështjella apo dragonj ose luftimet me shpatë. Ka të bëjë me pushtetin. Nëse ju pëlqeu The Ëest Ëing ose House of Cards juve do t’ju pëlqejë edhe Game of Thrones. Bëhet fjalë për luftën për Fronin e Hekurt dhe shtatë mbretëritë që vijnë me të. Dhe sigurisht, ka beteja të përpunuara dhe zbavitëse.

 

*Ky film është bazuar i gjithi në histori. pra nëse e shihni jo vetëm që argëtoheni, por mësoni më shumë rreth historisë botërore. Ky film ka fituar edhe shumë çmime dhe është nominuar me dhjetëra herë, që e bëjnë atë filmin më të vlerësuar në botën kinematografike. 2 vjet më parë, “Game of Thrones” triumfoi në ndarjen e çmimeve Emmy me plot 12 fitore, si “Seriali dramatik më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Skenari më i mirë” etj.

Ky film me seri, shkakton shumë emocione, do t’ju mbajë në çdo seri të mbërthyer pas ekranit, duke pritur me padurim pjesën tjetër. Një arsye tjetër pse duhet ta shihni këtë film, janë edhe aktorët, ku keni aktorët tuaj të preferuar si: Sophia Terner, Peter Dinklage, Emilia Clark, Kit Harington, Jasion Mamoa etj