Duket se kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit gjerman Toni Kroos.
Toni Kroos mund të kalojë tek Paris Saint-Germain për një shumë rreth 80 milionë euro, pasi është në kërkim të një sfide të re pas qëndrimit pesëvjeçar në Real Madrid.
“TalkSPORT” raporton se një marrëveshje mund të ndodhë shumë shpejt për ta sjellë mesfushorin gjerman në kryeqytetin francez.
Ende nuk janë bërë me dije më shumë detaje rreth transferimit të mundshëm të Kroos, por pohon se blerja e tij mund t’i kushtojë PSG-së diku rreth 80 milionë euro.