Paris Saint-Germaini po mendon për transferimin e Allanit në janar, pasi Napoli pritet ta transferojë mesfushorin e talentuar të Cagliarit, Nicolo Barellan. Sipas mediave italiane, trajneri i PSG-së Thomas Tuchel është mahnitur nga paraqitja e mesfushorit brazilian në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
27-vjeçari ka një kontratë me klubin italian deri në vitin 2023. Edhe pse Napoli nuk pritet që ta shesë atë, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë nëse arrin një ofertë e mirë. Për Allanin interesim ka shfaqur edhe klubi anglez, Manchester City.