Paris Saint-Germain ka fituar Superkupën e Francës pasi ka mundur 2-1 në finale skuadrën e Rennes.

Skuadra e Tuchel, që nuk ka patur në dispozicion Neymar për shkak skualifikimi, është hakmarrë kështu kundër kuqezinjve, të cilët befasuan botën e futbollit 27 prillin e kaluar, kur kanë fituar Kupën e Francës pikërisht kundër PSG-së me penallti.

Takimi i zhvilluar në Shenzhen, Kinë, ka filluar me një gol të Rennes, që ka befasuar mbrojtjen e parisienëve me një gol të Hounou në minutën e 13-të. Për kundërpërgjigjen e Parisit është dashur të pritet minuta e 57-të, kur Mbappe ka barazuar me portën e boshatisur.

Ndërsa goli që i ka dhuruar trofeun kampionëve në fuqi të Francës ka ardhur në minutën e 73-të me një goditje magjike dënimi të Angle Di Maria-s.