Vetëm katër ditë përpara se të ndeshet ndaj Manchester United në 1/8-at e Champions League, Edinson Cavani rrezikon të mbetet jashtë.

Sulmuesi uruguaian i Paris Saint-Germain ka dalë nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së radhës në Ligue 1 ndaj Bordeaux.

Ishte pikërisht ai që shënoi golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, në minutën e 46’ ai është detyruar të largohet, teksa vendin e tij e ka zënë Kylian Mbappe.

Një lajm i tmerrshëm për francezët, të cilët do të luajnë pa Neymar dhe Verratti, të dy të dëmtuar.