Dani Alves ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, përmes një mesazhi në rrjetet sociale braziliani ka bërë zyrtare fjalët që tha para pak kohësh.

“Sot, unë mbyll një cikël tjetër të jetës sime, një cikël me triumf, mësime dhe eksperiencë. Dua të falënderoj PSG për mundësinë që më dhanë, për të krijuar një faqe në historinë e klubit së bashku.

“Dua të falenderoj veçanërisht stafin për dashurinë, respektin dhe gatishmërinë që kanë treguar që nga dita e parë. Ata e kanë bërë këtë klub edhe më special”, shkroi Alves.