Nga Erjon Braçe/

Aroganca qe buron nga norma e fitimit e aeroportit te tiranes!

Qeveria ka te drejte qe cke me te te auditoje ekonomine e koncesionit te Rinasit!

Koncesioni ne nje disekuiliber te thelle ekonomik qysh kur norma e fitimit shkon deri ne 48%!

Lexova i bezdisur pa fund, pergjigjet arrogante e krejtesisht te papershtatshme te drejtorit egzekutiv te kompanise me fitimprurese ne vend, Tirana International Airport.

Zoteria, ose nuk e ka lexuar kurre dokumentin baze mbi te cilin operon ne kete vend-KONTRATE KONCESIONI/ Date 15 Tetor 2004, ose norma e fitimit e ben aq arrogant sa edhe te padurueshem.

I vene para faktit se, Qeveria ka nisur procedurat per nje “Rishikim te Pavarur Ekonomik” te ekonomise se Koncesionit, drejtoria i TIA thote:

“Se pari le te shohim nese do ta bejne, ose nese kane te drejte ta bejne dhe, me pas do ta diskutojme se si do te veprojme”!

Zoteri, pertej gjuhes kercenuese e arrogances se papershtatshme, ju sugjeroj te merrni kontraten, ta hapni, ne faqen 67 do te gjeni piken 19.4 “RISHIKIMI I PAVARUR EKONOMIK”;

Ne te, ne menyre te qarte, seciles prej paleve, kur e kerkon e jo me shpesh se NJE HERE NE VIT, i jepet e drejta per:

Rishikim te pavarur te pozicionit ekonomik te koncesionit, i cili do te perfshije, nese ka lindur nje disekuiliber, rekomandime per te rikthyer ekuilibrin ekonomik te koncesionit nga nje keshilltar i pershtatshem financiar i kualifikuar, i pavarur!!

Pra, Qeveria e ka te drejte kete qe cke me te, te shkruar e pranuar e zeza ne te bardhe!!

Tani, une mendoj (ky eshte mendimi im dhe nuk ka hic lidhje me cfare mendon Qeveria) se, Koncesioni ka nje disekuiliber te thelle qysh kur norma e fitimit bruto, deklaruar nga TIA ne zyrat e shtetit, eshte konstante mbi 40%, madje arrin deri ne 48%!