Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një avion i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të cilat kanë ardhur për një cikël trajnimesh në Shqipëri.

Ish kryeministri thotë se ato janë “Avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune!”

Ndërkohë, burime të sigurta bëjnë me dije se në avion ndodheshin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka si dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones.

Ndërkohë, postimi i Berishës që ka si referencë veç “qytetarin dixhital”, pa asnjë verifikim është publikuar në disa nga portalet e financuara nga opozita.

“Koha e korrjes së mallit filloi!

Avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune!

Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës! sb”, shkruan Berisha.