Ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama pas deklaratës së Sali Berishës, i cili  doli kundër aktit të policisë që asgjesoi ekstemistin grek i cili qëlloi mbi policinë, duke u shprehur se policia është jo profesionale.

Pas kësaj deklarate ka reagruar dhe Rama. “Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.”, ka theksuar Rama në fjalën e tij.

Postimi i plotë

Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.

Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët./Lexo.al