Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë mesazhin e aktorit të njohur Kastriot Çaushi, duke thënë se dhe ai është pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, edhe Kastriot Çaushi shkruan Rama mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar

KASTRIOT ÇAUSHI:

Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet.