Kryeministri Rama ka thënë edhe një herë se Kosova është e mirëpritur në samitet e Mini Shengenit Ballkanik.

Ai ka sqaruar se nga ana e Serbisë nuk është vendosur asnjë kusht për Kosovën dhe kjo e fundit mund të vijë në tryezë edhe duke bashkëpunuar vetëm me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut.

“Nëse Kosova hyn që këtë marrëveshje që Shqipëria e bën me Serbinë ta bëjë edhe me mua, s’dua ta bëjë me Serbinë por me Malin e zi apo Shqipërinë, nuk i thotë njeri që ta bëjë me të gjitha.” tha Rama.