Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France 24” deklaroi se BE-së nuk i kushton asnjë qindarkë hapja e negociatave, ndërsa protestën e opozitës e cilësoi si normale.

Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha, kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale. Kemi shumë rezultate që janë themelore, ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte për negociatat dhe jemi të ndërgjegjshëm për të bërë dhe nuk është duke trokitur në dyert e BE për t’u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur, pasi negociatat do të vijojnë shumë vite. Është një punë në vazhdim. Europa po vuan nga kriticizmi që vijën nga brenda BE, ka shumë arsye, një prej tyre është sot Europa është duke jetuar një çast që brezi i ri nuk e ka njohur luftën. Unë nuk isha i vogël, por ministër i Kulturës në kohën e luftës së Kosovës dhe kjo është arsyeja që Europa është vendi i paqes dhe sigurisë. Nuk bëhet fjalë në fakt për zgjerim të BE, por atë që ka thënë Presidenti francez thellimit të unionit dhe thellim të reformave të vendeve të Ballkanit para se të bëhemi anëtarë, nuk është zgjerim faktik. Sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por për të ndihmuar vendet e Ballkanit. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës, por janë rrugëtim për të vijuar reformat. Ka shumë kapituj dhe reforma që duhet të përmbushim. Azilkërkuesit dhe të rinjtë që largohen? Njerëzit largohen, kthehen sërish, është normale që njerëzit të largohen dhe të kthehen. Nuk na vjen keq, se historia na tregon se vendet më të pasura sot, kanë qenë të varfra dhe më pas kanë ndihmuar familjet e tyre, janë kthyer pas me kulturë dhe kapacitete të reja.

Edi Rama