Kryeministri ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një video ku shfaqet regjisori i njohur, Leka Bungu i cili flet për çështjen e Teatrit Kombëtar. I pyetur nga gazetari Arian Çani, Bungo thotë se godina e Teatrit aktual duhet shembur dhe se në vend të saj duhet ndërtuar një i ri.
Ai thotë më tej se ajo godinë nuk ka asnjë vlerë dhe se nuk ka qenë qëllimi i ndërtimit të saj luajtja e shfaqeve në Teatër.
Bungo jep mendimin e tij edhe për protestën e një pjese të vogël të aktorëve dhe thotë se ato janë minorancë. Ai shkon më tej kur shprehet se çështja e Teatrit është politizuar.
Statusi i plotë:
Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjizori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundrazi?. (Lexo.al)