Në takimin që kryeministri Rama zhvilloi me banorët e prekur nga tërmeti në Laç, një banor i komunitet rom në këtë qytet, iu drejtua kreut të qeverisë se “këtu janë të gjithë të bardhë, vetëm unë jam i zi”, duke kërkuar që të flasë për hallin e tij.

Banori: Të gjithë këtu janë të bardhë, vetëm unë jam i zi. Të flas dhe unë të paktën. Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu pranë meje Banori: Jam 55 vjeç. Rama: Ca datëlindje je? 1964? Banori: Po, ’64! Rama: Qenkemi moshatarë bashkë. Shifeni njëherë, alamet kingu është Banori: Ne kemi ndenjur me qira. Të behet një pallat dhe të lihet për 25 vjet me qira Rama: Do ta rregullojmë dhe do ta japim me qira. Banori: Veje dorën në zemër edhe për romët Rama: Sa i dua unë romët, nuk i do njeri.

Banori: Doja një hotel për plakën time e kam 82 vjeçe.

Ndërsa në fund të takimit, kryeministri Rama i jep edhe çelësin e dhomës për nënën e tij.