Nga Çorovoda kryeministri i vendit Edi Rama përsëriti edhe njëherë ndëshkimin për të gjithë ata që përpiqen të pengojnë zgjedhjet më 30 Qershor. Teksa foli për ndalimin e lëvizjes në SHBA, ai thumboi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Çfarë do ndodhë pas 30 Qershorit? Do bëhen zgjedhjet dhe do nisë mandati i ri i qeverisë vendore si dhe do ndëshkohen me forcën e ligjit ata që do cënojnë zgjedhjet. Që në momentin që për ta nis procedimi penal ndalohen të dalin jashtë shtetit. Kur të dalin nga burgu do ngelen sërish këtu brenda se do i kthejnë si pjesë e listës së zezë të krimelëve që nuk i duhen BE.
Flasim për BE se në SHBA është akoma më keq, bashkë me familjen do ndalohen të shkojnë atje. Kush nuk e kupton le t’i bëjë një telefonatë plakut e ta pyesë: Ore është e vërtetë që të ka ndodhur kështu kur bën zarare? Nëse ju thotë jo, hajdeni se ua tregoj unë pastaj historinë”,- tha Rama. (TemA)