106-vjetori i Pavarësisë, është shoqëruar me atmosferë festive edhe në Kosovë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët për ditën e flamurit Kombëtar. Ai shkruan se data e sotme është historia e lavdishme e popullit shqiptar dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në qarqet euro-atlantike. “Të nderuar bashkëkombas,Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.
Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar. “28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!RH”, shkruan Haradinaj.