Edhe pse 150 ndeshje mes ekipeve kombëtare u zhvilluan gjatë marsit, top treshja e kësaj liste mbetet e pandryshuar, ndërsa gara në top dhjetëshe mbetet mjaft e ngushtë. Kombëtarja e Belgjikës mbetet në pozitën e parë, me një epërsi prej vetëm tre pikësh ndaj Francës, që kishte triumfuar në turneun e Kupës së Botës të vitit të kaluar në Rusi.
Edhe kombëtarja tjetër në podiumin e kësaj liste mbetet e pandryshuar. Brazili ka arritur ta mbajë pozitën e tretë, edhe pse epërsia e tyre ndaj Anglisë është zvogëluar. Anglia e kaloi finalisten e Kupës së Botës, Kroacinë, e cila tani radhitet në pozitën e pestë. Uruguai radhitet në pozitën e gjashtë dhe asnjë lëzivje tjetër nuk ka ndodhur brenda top dhjetëshes. Fitorja dramatike e Gjermanisë bëri që ata ta kalojnë kundërshtarin e tyre, Holandën, dhe Suedinë. Gjermania radhitet në pozitën 13-të, tri vende më lart, Holanda në pozitën e 16-të, dy vende më poshtë, dhe Suedia mbetet në pozitën e 14-të.
Kosova vazhdoi me ngritje edhe këtë herë dhe tani ka arritur në pozitën e 128-të, ndërsa Shqipëria zbriti për një pozitë më poshtë në këtë ranglistë e tani është në pozitën e 62-të.