Ylli uellsian në radarin e Manchester Unitedit dhe Chelseat
Gareth Bale e dëshiron qëndrimin në “Bernabeu”, mirëpo Real Madridi dëshiron që ta largojë atë në fund të stinorit, shkruan Sunday Express, përcjellë Gazeta Express.

Madrilenët janë të gatshëm t’i ndajnë udhët me Bale, i cili i shënoi katër gola në shtatë paraqitje t këtij stinori.

Mirëpo ish-lojtari i Tottenhamit është i gatshëm t’i refuzojë ofertat nga klubet angleze në mënyrë që ta sigurojë vendin e tij dhe ta udhëheqë klubin drejt sukseseve, pasi momentalisht po kalon në formë të keqe.