Reali i Madridit duket se ka harruar Pogbanë dhe tashmë është fokusuar te mesfushori i Ajaksit, Doni Van De Bek.
Siç raporton “As”, madrilenët janë shumë pranë akordin me Ajaksin për transferimin e 22-vjeçarit holandez.
Reali ka pasur në fokusin e vet Eriksenin dhe Pogbanë, por tashmë duket se është hedhur totalisht në sulm për Van De Bek.
Siç raporton kjo media, Reali do t’i ofrojë edhe një kontratë të majme lojtarit, i cili shkëlqeu me fanellën e Ajaksit sezonin që lamë pas. Holandezi në 57 ndeshje, shënoi 17 gola dhe asistoi në 13.