Pas dy barazimeve radhazi në kampionat Real Madrid është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur me shifrat 3-2 Levante-n, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të ‘La Liga-s’.

Ndeshja në ‘Bernabeu’ nisi me një Real i cili qartazi tregoi supermacinë me sulme të njëpasnjëshme. Pas disa tentativave ishte Benzema në minutën e 25 që zhbllokoi shifrat, ndërsa pa kaluar shumë francezi i dyfishoi ato. Pjesa e parë do të rezervonte një tjetër gol për ‘galaktikët’, veçse këtë herë me autor Casemiro-n.

U mendua se kjo sfidë ishte e mbyllur këtu, por Levante në fraksionin e dytë realizoi dy herë fillimisht më Mayoral dhe më pas Melero në minutën e 75. Për pjesën tjetër të mbetur të lojës Real Madrid rrezikoi jo pak, por në fund ai doli të merrte pikët e plota.

Në këtë sfidë luajti si zëvendësues edhe Eden Hazard, i cili kështu debutimin me Real Madrid në një ndeshje zyrtare.