Ditën e sotme, FIFA ka publikuar zyrtarisht renditjen më të fundit përsa i përket Kombëtareve.

Në këtë listë, Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë me një pozicion, ndërsa duket se ka ndikuar humbja e fundit në kualifikueset e evropianit 2020 ndaj Turqisë, e cila solli edhe shkarkimin e trajnerit, Kristian Panuçi.

Shqipërisa tashmë renditet në pozicionin e 62 me 1368 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që triumfi ndaj Andorrës nuk ka rezultuar shumë efikas përsa i përket pikëve të llogaritura nga institucioni i FIFA-s.

Sakaq bie në sy që para Kombëtares kuq e zi në këtë listë renditen ekipet e Honduras apo Burkian Faso.

Ndërkaq, vazhdon rritja e përfaqësueses së Kosovës, të cilët renditen në vendin e 127, me 1124 pikë. Dardanët kanë përfituar 3 vende, ndërsa rezultatet pozitive në kohët e fundit, duke përfshirë barazimin me Danimarkën në miqësore por edhe barazimi me Bullgarin në kualifikueset e europianit janë reflektuar edhe në renditjen e fundit të FIFA-s.

Sa i përket kryes së listës nuk kanë ndryshuar 3 vendet e para, me vendin e parë që mbahet nga Belgjika dhe pas saj Franca me Brazilin. Jashtë 10 vendeve të para renditen Argjentina (11), Gjermania (13), Italia (17).