Kryeministri Rama publikoi në faqen e tij në Facebook qëndrimin e aktorit të madh Reshat Arbana mbi temën e ndërtimit ose jo të teatrit të ri kombëtar. Arbana është në mbështetje të plotë të ndërtimit të teatrit të ri sepse ky teatër i ri që do ndërtohet do u shërbejë aktorëve për të ushqyer me emoicione popullin.

Ja postimi i kryeministrit

Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.

RESHAT ARBANA:

Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër